Vrasja në Fier, policia reagon sot: "Gjetëm një pistoletë Javerit". E mbante në “Porche”, pati shkëmbim zjarri

Vrasja në Fier, policia reagon sot: "Gjetëm një

Një ditë pas vrasjes Së 41 vjecarit Elton Javorit, policia e shtetit ende nuk ka arritur të zbulojë lokacionin e autorit tashmë i identifikuar si Agim Gashi.

Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe vëllai i autorit të krimit Agim Gashi, shtetasi Kreshnik Gashi, i cili në momentin e krimit ka qënë në makinën tip “Benz”.

Nga të dhënat hetuesit dyshojnë se dy vëllezërit mund të fshihen në rrethinat e qytetit të Fierit.

Kamerat e sigurisë nuk kanë mundur të fiksojnë shumë nga dinamika, por nga provat e mbledhura rezulton se mes autorit dhe viktimës ka pasur shkëmbim zjarri.

Gjatë kontrollit të makinës së tij “Porche”, Elton Javerit, i është gjendur një armë pistoletë.

Armën Elton Javeri dyshohet se e ka përdorur armën, para se të goditej në mënyrë të befasishme nga Agim Gashi, sapo Eltoni ka ulur xhamin e makinës së tij.

Pistoleta e Javerit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku pritet në ditët në vijin që ti nënshtrohet ekspertimit balistik.

Kjo është provuar nga provat e gjetura në vëndin e ngjarjës por edhe nga pamjet filmike.

Ende nuk dihet nëse shkrepja e armës së viktimës, ka plagosur autorin por në qendrat spitalore rezulton se nuk ka pasur persona që të jenë paraqitur në Urgjencë për të marë mjekim.

Autori dhe viktima njiheshin prej kohësh me njeri tjerin, e ndërsa sherri mës tyre dyshohet se ka nisur për shkakqë ende të pa qarta.

Ditën e ngjarjes ata janë parë rastësisht kjo e provuar nga vëzhgimi i kamerave.

Autori ka përfituar nga një bordurë në rrugë për të cilën viktima nga ndalur makinën dhe nga ky moment ka qëlluar.

Rezulton se viktima Elton Javorit e ndantë jetëm mes shqipërisë dhe Gjermanisë, por aktiviteti i tij nuk është i qartë për policinë e shtetit. Gjenralitet e Agim Gashit i janë dërguar pikave të kalimit kufitare me qëllim kapjen e tij. Po ashtu policia po bashkpunon edhe me familjarët për ta bindur për të iu dorzuar autoriteteve.

Njoftimi i sotëm i Policisë Fier

Informacion shtesë në lidhje me mekanizmin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen "16 Prilli", ku mbeti i vrarë shtetasi E. J., 41 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier dhe atyre të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetetit, rezultoi se:

Ditën e djeshme në lagjen "16 Prilli", Fier, nga një automjet tip "Benz", nga krahu i pasagjerit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Fuoristradë" e cila drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.

Pas këtij veprimi, shtetasi E. J., ka qëlluar disa herë me armë zjarr pistoletë në drejtim të automjetit tip "Benz".

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi E. J., 41 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip "Benz" janë shtetasit A. G., 35 vjeç dhe K. G., 33 vjeç(vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip "Fuoristradë", u gjet 1 armë zjarri pistoletë me nr trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis shtetasit A. G. dhe shtetasit E. J. për motive të dobëta.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe mbledhjen e te gjitha provave për dokumentimin e plotë të saj.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasve A.G. dhe K.G., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

EMISIONET