Vrasja e Nikulajt, kapen në Angli Edmond Haxhia dhe 2 anglezë, sot vendoset për ekstradimin

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë arrestuar në Britani me urdhër të gjykatës së Lezhës. Ata do të duhet të përballen me akuzën e ngritur në shqipëri se kanë marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikuljat në shëngjin me 19 prill të këtij viti.

Të tre personat do të dalin para gjykatës së Londrës ku do të njihen dhe me masën e sigurisë dhe pretendimet e nisura prej Tiranës zyrtare.

Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jëtë i dyshuari si personi që kreu vrasjen shtetasi nga  Potugalia Ruben Saraiva dhe 2 anglezët, Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, këtë të fundit dyshohen se kanë pasur rolin e vëzhguesit. Sipas policisë shqiptarë Edmond Haxhia është përsoni i cili ka kordinuar dhe financuar grupin prej 5 shtetasve të huaj me qëllin eleminim fizik të politikanit Nikuljat.

Sipas bluve ngjarja lidhet me sagën e gjakmarrjEs në Lezhë pasi Haxhia është nipi i fisit Lekstakaj më të cilën kanë konflikt me fisin Nikulaj.

Për këtë reagoi dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili përgëzoi policinë shqiptare dhe partnerët britanikë.

"Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë," tha ai.

Të dhënat e siguruara dhe provat e policisë kanë krijuar bindjën se pas kësaj ngajrjë fshihet pikërisht ky grup prej 6 personash.Pak ditë më parë në afërsi të banesës së Edmond Haxhisë u gjet edhe motorri i përdorur në krim.Po ashtu policia prej ditësh po kërkon edhe për armën e zjarrin tip TT.

Biznesmeni Nikulaj u vra në ambjetet e lokalit të tij me 19 maj 2023 Coral në Shëngjin sapo u ul në një nga tavolinat në ambjentin e brendshëm. Vrasësi u kordinua nga shtetasit e tjerë  dëri në momëntin që kreu ekzekutimin.Pas ngjarjës të gjithë personat u larguan nga pikat kufitare.

edison vatnikaj ardian nikulaj edmond haxhia

EMISIONET