Vrasja e Nikulajt në Lezhë, misionari i pajtimit të gjaqeve: Historia nisi nga fisi Lekstakaj, s'ka patur asnjëherë ndërhyrje për pajtim

Vrasja e biznesmenit dhe politikanit lokal në Lezhë Ardian Nikulaj riktheu dhe njëherë fenomenin e në plage të vjetër në shoqërinë shqiptare, atë të gjakmarrjes.
Hasmëria mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Balldre të Lezhës e ka zanafillin në vitit 1996, teksa u vra Pëllumb Nikulaj i cili ndërhyri për të shuar një sherr në një pikë karburanti në dalje të qytetit të Lezhës.
"Ngjarja sipas informacioneve që kam ka filluar diku në '97 për një konflikt të çastit në lidhje me një faturë katrburanti nga ku aty ka fillu sherri, gazepi dhe vazhdoi më pas. Ajo që dua të theksoj. Konflikti ka filluar nga Lekstakaj, ata kanë filluar sherrin me një tjetër. Djali i Nikulajve ka shkuar për ti ndarë dhe ata me armë i kanë vrarë të dy. Pra sherri dhe vrasja është filluar nga Lekstakaj. Kjo është e vërteta," tha ai.
Diçka e tillë bëhet e ditur nga misionari i Pajtimit të Gjaqeve Pjeter Gjoka sipas të cilit gjithçka ka nisur nga fisi Lekstakaj, por pas vitit 2005 situata mes tyre ishte qetësuar.
"Gjatë kësaj kohe kaosi i 97 la shumë e shumë ngjarje që edhe sot janë lënë në heshtje sepse i janë lënë atij viti të mbrapshtë. Edhe më pas duke u pasuar me vrasje të tjera nuk am patur shumë informacion. Unë di që pas këtyre fiseve nga 2005 e këtej ka patur një qetësi. Nuk ka patur asnjë shqetësim, apo tentativë për gjakmarrje dhe ne i kemi besuar kësaj qetësie.

I ndjeri Ardian Nikulaj në takimet që unë kam patur për probleme të tjera të jetës e punës e detyrës sime si misionar, ne nuk ka rënë asnjëherë rasti ta diskutoshim," tha ai.
Misionaret e Pajtimit të Gjaqeve kanë qenë në dijeni të këtyre perplasjeve mes dy fiseve, por nuk është bërë asnjë tentative ndërhyrje për tu pajtuar, pasi diçka e tillë nuk ishte kërkuar nga asnjëra pale thotë Gjoka.
Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditen e 19-prillit brenda lokalit të tij në vijen e parë të bregdetit të Shëngjinit. Falë veprimeve të shpejta hetimore policia nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës arrit të zbardhë dhe dokumentojë ngjarjen e cila ka ndodhur për gjakmarrje, duke shpallur në kërkim 6 persona 5 prej të cileve shtetas të huaj.



