Votimi në burgun e Drenovës, gardiani kapet me karikator pistolete

Votimi në burgun e Drenovës, gardiani kapet me karikator pistolete

Një punonjës i policisë në IEVP Drenovë është kapur me një karikator pistolete.

Burime bëjnë me dije se polici Etjen Gjata, është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka patur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për tu futur në ambjentet e brendshme të burgut.

Ngjarja ka ndodhur sot kur në burgun e Drenovës po zhvillohet procesi i votimeve.

Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë.

Nuk dihet arsyeja përse ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambjenteve të burgut.

Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.

zgjedhjet e 14 majit burgu i drenoves

EMISIONET