VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (23 - 24 Qershor 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Lindore, Baltiku dhe pjesë të Ballkanit do të vijojnë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe stuhi të izoluara, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Jugore do të mbetet me diell dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë gjatë paradites. Pasdite pritet shtim i vranësirave, kryesisht në gjysmën lindore. Temperaturat do të luhaten nga 14°C deri në 36°C. Era do të fryjë në 30 km/h, ndërsa dallgëzim të papërfillshëm.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Evropës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa Evropa Lindore dhe zona e Alpeve do të kenë vranësira, reshje shiu dhe stuhi të forta ere.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Pasdite priten vranësira kalimtare në zonat juglindore dhe qendrore. Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 37°C. Era do të fryjë mbi 40 km/h, ndërsa dallgëzim 3 ballë.


