Xhixho ngre shqetësimin për shkollën “Edith Durham”: 4.9 milionë euro investim, por më pak klasa se aktualisht
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me projektin e rindërtimit të shkollës “Edith Durham”, që parashikon një investim prej 4.9 milionë eurosh.
Sipas projektit, shkolla që aktualisht ka 45 klasa do të ketë 40 ambiente mësimore pas përfundimit të punimeve.
Kjo do të thotë se pesë klasa ekzistuese nuk do të kenë më hapësirë në strukturën e re.
Xhixho ngre shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të projektit, duke e lidhur me periudhën e gjatë të mësimit me turne dhe ndikimin që kjo do të ketë tek nxënësit, mësuesit dhe prindërit gjatë dy viteve të rindërtimit.
Ajo vë në pikëpyetje faktin se si një investim i kësaj vlere nuk sjell rritje të kapacitetit të shkollës, por përkundrazi një reduktim të tij.


