PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS! Procesi u zhvillua pa incidente! Biologjia dhe Ekonomia mes lëndëve më të preferuara

Mbi 26 mijë maturantë kanë zhvilluar provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndëve me zgjedhje. Testimi, i rëndësishëm për orientimin drejt studimeve universitare, u zhvillua pa incidente në të gjithë vendin.

Mbi 26 mijë maturantë kanë përmbyllur provimin e fundit të maturës shtetërore, atë të lëndëve me zgjedhje. Ky testim ka një rëndësi edhe më të madhe, pasi është përcaktues edhe në drejtimin që maturantët kanë mednar për të ardhmen e tyre.

Disa maturantë kishin zgjedhur ekonomine duke synuar degët e financës në të ardhmen. Disa të tjerë zgjodhën biologjinë pasi lakmojnë Mjekësinë.

Për disa maturantë këto testime ishin të nivelit mesatar të lehtë dhe ndihen të kënaqur me vlerësimet në provimet e kaluara

Ministrja e arsimit, Mirela Kumbaro ka postuar në rrjetet sociale një urim të shkurtër ndryshe nga provimet e mëparshme ku pati shkruajtur më tepër.

“Suksese të gjithë maturantëve, mbi 26,600 që përmbyllin sot provimet e Maturës Shtetërore”

Procesi vijoi me qetësi dhe nuk u raportua për ndonjë incident, ku më herët u bë e ditur se 29 maturantë ishin përjashtuar nga 3 provimet për shkelje të rregullores gjatë testimit.

EMISIONET