U rr*zua në mal teksa ruante bagëtitë, burri transportohet nga spitali i Lezhës drejt Traumës në Tiranë

U rr*zua në mal teksa ruante bagëtitë, burri transportohet nga

Një incident i rëndë është shkaktuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, ku një i moshuar dyshohet se është rrëzuar duke ruajtur bagëtitë në mal dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar.

Sipas informacioneve paraprake, shërbimet e policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore mundësuan transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më vonë është bërë transportimi i tij në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

U rr*zua në mal teksa ruante bagëtitë, burri transportohet nga

Njoftimi i policisë:

"Lezhë
Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës i shkuan në ndihmë një të moshuari të dëmtuar në zonë malore.
Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore të Spitalit Rajonal të Lezhës, kanë reaguar menjëherë.
Shtetasi, i cili ishte duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime, duke e pasur të pamundur lëvizjen.
Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës bënë të mundur transportimin e tij në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Policia e Lezhës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112."

EMISIONET