U pezullua nga rektori Artan Hoxha/ Gjykata Administrative vendos rikthimin në detyrë të Dorina Hoxhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2026, 17:16

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, duke shfuqizuar pezullimin e saj.
Dorina Hoxha u pezullua nga detyra në muajin maj me urdhër të rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.
Dekania e Fakultetit të Drejtësisë u pezullua me urdhër të rektorit, pas shprehjes së interesit për kandidaturë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

