Tomë Gashi: Pakënaqësitë në LDK janë të qëllimshme për të dëmtuar Abdixhikun

Tomë Gashi: Pakënaqësitë në LDK janë të

Avokati Tomë Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke deklaruar se dalja publike e pakënaqësive në këtë periudhë nuk është e rastësishme.

Në një intervistë për Tv Dukagjini, Gashi tha se sipas tij, qëllimi i kritikave brenda partisë është dobësimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në prag të formimit të institucioneve të reja.

"Koha kur po shfaqen këto pakënaqësi është krejtësisht e qëllimshme. Qëllimi nuk është ta dëmtojnë vetëm LDK-në, por edhe Lumir Abdixhikun, i cili besoj se lehtësisht mund të bëhet së paku zëvendëskryeministër", deklaroi Gashi.

Ai u shpreh se zërat kritikë brenda LDK-së mund të kishin pritur deri pas krijimit të institucioneve, por kanë zgjedhur këtë moment për shkak të mundësisë që Abdixhiku të marrë një post të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme.

Duke folur për procesin e formimit të shumicës parlamentare në Kosovë, Gashi tha se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me deputetët e komuniteteve joserbe, mund të sigurojë numrat e nevojshëm për krijimin e institucioneve.

Ai paralajmëroi se bllokadat e mundshme nga partitë opozitare mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja, duke u bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të vendosin interesin e shtetit mbi interesat partiake.

 

EMISIONET