PAMJET/ Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, paralizohet qarkullimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2026, 17:07

Një aksident rrugor mes një kamioni dhe një autoveture ka bllokuar pasditen e së enjtes autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Bradasheshit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, në zonë ka mbërritur ambulanca, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e personave të përfshirë në aksident.
Për shkak të ngjarjes, qarkullimi është bllokuar prej më shumë se 30 minutash, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh në të dy krahët e rrugës.


