SPAK kundër Lapsi.al për “patronazhistët”, Apeli heq sekuestron e serverit të portalit

Keti Banushi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për sekuestrimin e serverit të portalit Lapsi.al në kuadër të hetimit për databazën e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës. vendimi u shpall pas kërkesës së dy administrorëve të portalit të cilët refuzuan të dorëzojnë provën e kërkuar nga SPAK pasi ky institucion ka nisur hetimit në lidhje me skandalin.

Gjykata e Posaçme me Apelit shfuqizon vendimin e GJKKO, që kishte vendosur sekuestron e databazës së publikuar nga portal lapsi në lidhje me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës.

Kanë qenë dy administratorët e portalit që kanë ankimuar vendimin e shkallës së parë, kërkesë që u mor parasysh edhe nga Gjykata e Apelit ndonëse SPAK kërkoi lënien në fuqi të sekuestros.

SPAK kundër Lapsi.al për “patronazhistët”, Apeli heq

Avokati Dorjan Matlija tha se ky vendim vjen në një kohë që për këtë çështje u shpreh dhe gjykata e strasburgut

Dorian Matlija: Nuk ka demonstruar se marrja e kësaj prove ishte kaq e domosdoshme për tu marrë vetëm nga Lapsi.al, një organ duhet të kërkojë një provë që rrezikon jetën e gazetarit, vetëm në rastin kur nuk ka asnjë mundësi për ta marrë në forma të tjera. Nuk ishte ky rasti. Këtu nuk bëhej fjalë për të zbuluar vetëm një burim, bëhet fjalë për marrjen e të gjitha pajisjeve të tjera, telefona, kompjuter, etj. Kjo do të thotë që mund të zbulojnë sekrete të tjera, hetimet që ata nuk i kanë publikuar ende, etj.

Ishte ky argumenti kryesor me të cilin Gjykata e Apelit të Posaçëm anuloi urdhrin për sekuestrimin e serverit të portalit Lapsi që publikoi rastin.

Me një procedurë urgjente, Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg urdhëroi që serveri i medies të mos prekej përderisa mund të zbulohet burimi i informacionit.

Databaza me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës u publikua pak para zgjedhjeve të 25 prillit dhe menjëherë SPAK nisi hetimet për veprën penale të korrupsionit dhe keqpërdorimit të të dhënave personale.

EMISIONET