Në prani të djalit, ish polici vret gruan para gjykatës së Elbasanit. Plumbat kapin edhe avokatin e kalimtarin


Policia jep informacionin mbi krimin e rëndë të ndodhur pranë ambienteve të Gjykatës së Elbasanit mesditën e 6 majit 2021. 

Plumbat e armës së ish efektivit të policisë që vranë bashkëshorten e tij kanë plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar të rastit.

Koço dhe Liljana Buzo ishin prindër të dy djemve dhe gazetarja e Ora News, Edisona Skenderaj, mëson se njëri prej tyre ka qenë aty kur ka ndodhur krimi.

Si ndodhi vrasja?

Çifti kishte shkuar në gjykatë. Koço Buzo ishte marrë i pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”. Çeshtja gjyqësore ditën e sotme ishte për diskutim në seancë paraprake, ku gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka thirrur palët për tu ballafaquar në gjyq.

Në prani të djalit, ish polici vret gruan para gjykatës së
Ne foto: Policia rrethon vendin ku ndodhi vrasja e Liljana Buzos, Elbasan, 6 maj 2021 dhe autori Koço Buzo

"Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. 

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe avokati i Liljanës, Gëzim Toçila nga Gramshi si dhe një kalimtar i rastit i identifikuar si Adriatik Kolaj. Avokati ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.   

Ndërsa kalimtari është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.   

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

EMISIONET