“S’ja ndjen k.. shumë atij o lale”/ Zbardhen përgjimet e SPAK-ut për dy OPGJ-të që u hetuan për korrupsionin me një qengj

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin masave të sigurisë për Safer Shukën OPGJ, detyrim paraqitje, Çelnik Toskën OPGJ, arrest shtëpie, Lulzim Hasa sekser arrest me burg, Lirian dhe Zenel Tragjini detyrim paraqitjeje.

Hetimi i SPAK zbuloi se dy oficerët kanë përfituar 100 mijë lekë të vjetra dhe një bagëti me qëllim lirimin e një kamioni të bllokuar që ishte i ngarkuar me dru.

“Ora News” një pjesë shumë interesante të përgjigmeve të realizuara nga strukturat e SPAK-ut ndaj dy OPGJ-ve në hetim.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Më datë 06.11.2022, ora 10:16:59, ka telefonuar numri +35568..... ku ka komunikuar me shtetasin Zenel Taragjini.

Me interes për hetimin është biseda që fillon nga ora 10:21:48 me përmbajtjen si më poshtë:

Folësi A +35568......... Folësi B +35569......

A: E?;

B:He;

A: Tha gjë Endri për mua?;

B: Jo..;

A: Pyete gjë njeri a e nxorre makinën?;

B: Ehë e ja..(nuk kuptohet)..e me kshu thashë.. T'rri të paguaj tani 5 milion lekë..;

A: Dhe gjashtë dhe shtatë se sja ndjen k.. shumë atij o lale, po punon për kët ditë..;

B: Një milion lekë.. një milion leka dhashë..;

A: Ehe;

B: Pesëqind prokurorit, pesëqind kshu.. naj mish kur ta bëj.. therrësh.. po prokurorin ku e tako ku e tako dot ai.

spak edison vatnikaj opgj

EMISIONET