Zbardhet DOSJA e drogës e SPAK-ut që la në burg 8 pjesëtarët e grupit të Krujës. Flisnin vetëm me radio dhe internet
Gjykata ka vendosur të lërë në burg 8 pjesëtarët e grupit të kultivimit të drogës që u arrestuan me urdhër të SPAK-ut dy ditë më parë në mega-operacionin e zhvilluar në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.
Ndërkaq “Ora News” ka siguruar dosjen voluminoze të hetimeve nga prokurorët e SPAK-ut.
Në dosje mësohet se kultivuesit e drogës në Krujë, nuk komunikonin me telefon, por vetëm me radio dhe aplikacione me internet.
Pjesë e dokumentit të zbardhur
Konstatohet kujdesi i vazhdueshëm që tregojnë bashkëbiseduesit me qëllim që komunikimet mes tyre të mos bëhen asnjëherë nëpërmjet telefonatave të thjeshta, por vetëm me aplikacionet me internet si dhe me anë të radios, për të mos u kapur nga ndonjë përgjim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre të paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që po zhvillojnë.
Më konkretisht është përftuar kjo bisedë mes “A”-së që është personi nën hetim Bujar Sefa; dhe “B”-së që është personi nën hetim Xhemal Zogu.
"A-Jam tu kariku 20 minuta telefonin ke karburanti Ram Vulges n' Noj?
B- Mirë mirë
A- Interesohu hap syt, pash kret e familjes, rri sa ma afër bimëve ta di, mos t'merren me rob tu fol kot.
B- Po unë të bëj mesazh në telefon a naj gjo?
A- Po ca mesazh o burr po ke radion, se citu jam ke karburanti Ram Vulgës. Ti veç mjep, shef bimët e veç m'jep ok, a i kanë pre a si kanë pre, çita du prej teje.
B- Në rregull janë o Bujar, thjesht janë në rregull.
A-... S’ka për t’i pre kush ma për Zotin.... Folni njëherë me Ismetin, folni njëherë me Ismetin, aa në Whastapp, thuj të foli Simi njëherë në Whatsap me Ismetin.... A:....”.
- Nga komunikimet e zhvilluara mes bashkëbiseduesve, sipas bisedës se interceptuar më datë 01.09.2020, me numër AUD-20200901-WA0001.m4a, del në pah fakti i vajtjes për monitorim të zonës të punonjësve të policisë që merren me identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike.
Konstatohet shqetësimi që kanë për bimët narkotike dhe për të fshehur gjurmët, duke hequr tubat që shërbejnë për vaditjen dhe dërgimin e tyre afer me tubat që ka personi tjetër që merret me këtë aktivitet shtetasi i dyshuar si Ahmet Pulaci.
Nga ky komunikim dyshohet se bëhet fjalë për parcelat e mbjella me bimë narkotike, afër me vendin ku ka mbjellë edhe personi nën hetim Ahmet Pulaci.
Më konkretisht janë përftuar këto biseda: A: perosni nën hetim Bujar Sefa B: personi nën hetim Xhemal Zogu
“A-... ngrops anej kanë ardhë në rrugë për xhadje, e ka shku Ismeti me vrap e ka bzojt të shpeja te puna jote.
B-... prit niher tu gjej numër...
A- S’e di po se di mkallxo i kanë pre a si kanë pre or te, ku o Luli.
B- Jo për Zotin hala si kan pre
A-Higi cato tubat or burr te kroi, coji të tubat e Ahmetits".
Mësohet se anëtarët e grupit komunikonin me radio, teksa kjo evidentohet në një fragment nga biseda mes dy personave nga të cilët njëri i thotë tjetrit:
"Mbaje mirë radion, se nuk dëgjohesh", teksa biseda vijon me fjalë që nënkuptojnë zbulimin e mundshëm të tyre nga policia "Unë them kanë për të ardhur, a ja q***ha nanën, kanë për të ardhur me i pre. Po ti kishim kargu ca të paktën o dajë".
Më tej, transkriptimi i bisedave zbardh një tjetër komunikim, mes nip e dajë ku flasin për kujdesin që duhet të tregojnë në telefon.
Përveç kësaj vihet në dukje edhe monitorimi nga ana e tyre të lëvizjeve të policisë, biseda bëhet mes Bujar Sefës, Asim Bulacit e Xhemal Zogut.
Bujari: Daj Bujari, për zotin se sho me sy"
Asimi: Mos fol në telefon thotë ky byrazeri
Bujari: Po s'jam tu fol në telefon, a s'më sheh me ça jemi duke folur me telefon?
Asimi: As me mandin, as me Kujtimin, as me kërkënd se ju ha dreqi.
Bujari: Deri për vit të ri ua heq ky shtetin, mbani përgjegjësi vetë.
Asimi: Deri për vit të ri se mbas vitit të ri shohim e ikim jashtë shtetit
Ndërkaq, në seancën e sotme gjykata vendosi masën e arrestit me bur për shtetasit:
Lavdërim (alias Lulzim) Alimani
Skënder Velja arrest shtepie
Saba Shehi burg
Vait Taka burg
Asim Pulaci burg
Xhemal Zogu burg
Shkëlqim Ismaili burg
Ahmet Pulaci burg
Ndërkaq gjatë këtij operacioni janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë.
Bujar Sefa (alias Xaka)
Haxhi Murati
Armand Dërvishi
Edison Xaka
Agron Asllanaj