Të burgosurit kthehen në Spaç: Ta kthejmë në simbol të rezistencës kundër komunizmit
Revolta e pesë dekadave më parë e të dënuarve në Spaç, ka sjellë pelegrinazhe në këtë zonë të klerikëve, politikanëven, por edhe të vetë ish-të dënuarve politikë.
Këtë fundjavë ata u rikthyen në qelitë e ftohta të Mirditës, aty ku dikur iu nënshtruan torturave dhe punëve të rënda.
Madje, shumë prej bashkëvujtëse të tyre humbën edhe jetën. Ndaj sot tregojnë historitë e dhimbshme edhe pse koha ka kuruar disi plagët.
“Shumë veta këtu dilnin dhe u vrisnin ndër tela se nuk mundnin dot të përballonin torturat dhe një ndër ta ka qenë një shkodran, Agim Idrizi. Ai mori vesh se i kishte vdekur e ëma dhe u hodh në tela”, rrëfen njëri prej bashkëvuajtësve.
“Unë kam ndenjur dhe 8 orë i lidhur mbas shtyllës me rrotë vagoni mbrapa, kjo vetëm se i theva urdhrin policit”, rrëfen ish- i dënuari.
“Kam 2 orë i lidhur te shtylla, se kemi pasur një shtyllë atje mbrapra, dhe i di më mirë se këta komunistat”, thotë një tjetër dëshmitar.
Spaçin kërkojnë ta kthejnë në simbol të rezistencës, ndaj në 50 vjetorin e revoltës apelojnë që qelitë të mos lejohet të degradojnë.
“Është dëshmi i rezistencës dhe i revoltës së 21 majit, pra është një dëshmi kundër harresës dhe injorimit të strukturave shtetërore për këtë burg, i cili do të thoja është krenaria e kombit shqiptar”, thotë një dëshmitar.
Dikur këto qeli ishin nën ruajtje të rreptë të gardianëve. Madje edhe muret rrethuese ishin tejet të sigurta për të mos lejuar arratisjen. Pas ngritjes krye në 21 Maj 1973 ku u ngrit dhe flamuri shqiptar.
Pa yll, regjimi komunist pushkatoi 4 të dënuar politike, Skënder Dajën, Dervish Beken, Hajro Pashain dhe Pal Zefin.