Shpërthimi tragjik me dy viktima në Lushnje, SPAK i kërkon GJKKO-së rivlerësimin e masave për deputetin Bujar Çela dhe ...
Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme ka zbritur në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit.
Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.
Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit socialist nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar Kuvendit.
Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës penale edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.



