Dinamit në derë të shtëpisë kreut të FSHF-së, Armando Duka

Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e 24 janarit 2022 në portën e jashtme të shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Policia informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit.

"Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës" informoi policia e Durrësit në orën 23:00.

Telefonata

Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë bashkëshortja dhe djali i tij, tha kreu i FSHF-së në një prononcim për gazetarët që kishin shkuar pranë banesës së tij.

Vetë Duka nuk ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por e mësoi nga bashkëshortja e cila e kishte njoftuar për një shpërthim të madh dhe më pas kishte mësuar se kishte qenë tek porta e jashtme e shtëpisë së tij.

Ai kishte qenë në stadiumin "Air Albania" për të ndjekur ndeshjen Tirana - Dinamo.

Duka ne banesë

Rreth orës 22:40 Duka ka mbërritur pranë shtëpisë ku dhe foli me hetuesit.

"Shpërthimi ishte tek dera e shtëpisë.Në banesë kanë qenë djali dhe gruaja. Uroj që të jetë një rastësi. Shpërthimi ka qenë i madh dhe porta ka dalë jashtë përdorimit" tha ai në një prononcim për gazetarët.

Policia rrethon zonën, verifikon kamerat

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, por nga shpërthimi ishte dëmtuar porta e jashtme e oborrit të banesës së Dukës

Policia e cila ka rrethuar zonën me shirit dhe ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore. Ndërkohë në dispozicion të polici iu vendosën dhe kamerat e sigurisë.

Djali me kapuç

Kamerat kanë filmuar personin që ka hedhur dinamitin.

"Një person me kapuc ka vënë dinamitin” tha Duka duke shtuar se pamjet filmike i kishte parë vetë dhe ia kishte vënë në dispozicion edhe policisë

Sms kërcënuese

Në një intervistë për Tv Klan Duka tregoi se kishte marrë një sms kërcënuese pak ditë më parë

“Ti luan me dy standard. Ti tallesh me lekët tona, për 24 orë  jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë.." thuhet në mesazh që vetë Duke e lexoi.

Ai tregoi se nuk e kishte denoncuar në polici por kishte mësuar se nga ai numër ishte dërguar vetëm  ajo sms dhe më pas ishte mbyllur numri. Gjithashtu në emrin e personit që kishte marrë numrin gjendeshin edhe 1 mije numra të tjerë. Lexo me shume

Reagimet

Presidenti Ilir Meta e quajti akt terrorist vijimsi e dhunës, shantazhit dhe presionit publik dhe nxiti institucionet të zbardhin ngjarjet. Lexo me shume

Edhe kreu i PD-se Lulzim Basha e dënoi sulmin dhe e quajti degradimin e një pushteti që do zaptimin e çdo institucioni. Lexo me shume

Audiopergjimi

Një ngjarje e tillë ndodhi pas përplasjeve të hapura mes FSHF-se dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për këtë të fundit FSHF publikoi audiopërgjimin ku Veliaj kërcënonte si dhe shantazhonte institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës që do mbaheshin pasditen e 24 janarit. 

Dinamit në derë të shtëpisë kreut të FSHF-së,Dinamit në derë të shtëpisë kreut të FSHF-së,Dinamit në derë të shtëpisë kreut të FSHF-së,

EMISIONET