"Për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë" Duka lexon sms kërcënuese në telefon

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka marrë një sms kërcënuese në telefonin e tij: “Ti luan me dy standard. Ti tallesh me lekët tona, për 24 orë  jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë se betimi u bë i pakthyeshëm.”

Mesazhi u zbulua mbrëmjen e sotme (24 janar 2022) një orë pas shpërthimit të ndodhur pranë banesës së tij në qytetin e Durrësit. 

Ai thotë se është një sms që ka mbërritur nga një numër telefoni që është mbyllur më pas menjëherë sapo është dërguar sms.

Duka në një intervistë për emisionin “Opinion” tv Klan tha se “në atë emër ishin 1 mijë numra”  dhe karta e telefonit ishte në emrin e Sabian Rrapushit. 

Sulmi me ekspoziv në derë të banesës ndaj kreut të FSHF, u filmua nga kamerat e sigurisë, por autori mbetet ende në liri.

Ekspertët e policisë ende nuk i kanë dhënë emër, të riut me kapuc në kokë që i vuri tritolin shtëpisë së Armando Dukës, vetëm pak orë pasi ky i fundit ishte vënë nën shenjestër të akuzave nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për zgjedhjet në FSHF.

"Për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në

EMISIONET