Serë me kanabis, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Serë me kanabis, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit për kultivim të lëndëve narkotike.

I arrestuari është Artur Patozi, banues në fshatin Kurjan, Roskovec.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, Policia gjeti të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

EMISIONET