E ardhmja e Ronaldos, del në skenë Sporting Lisbona

E ardhmja e Ronaldos, del në skenë Sporting Lisbona

19 vite më parë askush nuk e njihte Cristiano Ronaldon, një talent i Sporting Lisbon ku vetëm pas një miqësoreje me Man. United, këta të fundit vendosën për ta blerë sulmuesin i cili më pas u bë lojtari që të gjithë e njohim. Tani pas kaq shumë vitesh, në Portugali po flasin për një rikthim të bujshëm të lojtarit në vendlindje, aty ku mori formë Ronaldo si një lojtar profesionist por jo përpara vitit 2022 dhe kjo për shumë arsye.

E para, paga e lartë e Ronaldos të cilën nuk ka asnjë klub që mund ta marrë përsipër me këtë situate pasi 30 mln euro neto janë shumë dhe e dyta, të paktën asnjë ekip i madh nuk ka shprehur interesim për afrimin e sulmuesit këtë verë.

36-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Juventusin të cilët janë pranë arritjes së kualifikimit në Champions League dhe kjo pritet ta mbajë edhe një sezon futbollistin dhe më pas sezonin e ardhshëm kur t’i skadojë kontrata ai mund të përqafojë ish klubin e tij që i garanton ta mbajë në fushë deri në moshën 40-vjeçare.

Një tjetër arsye e rëndësishme që mund ta shtyjë Ronaldon te Sporting është familja që ka dhënë bekimin e saj për rikthimin e lojtarit në vendlindje.

EMISIONET