"Doli tym, zbritëm", shikoni si u dogj brenda pak minutave makina në Vlorë

Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër mëngjesin e sotëm në Vlorë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, ku mjeti tip “Opel” me drejtues Ramadan Deraj është përfshirë nga zjarri.

"Doli tymi, zbritëm nga makina, i hodhëm ujë por ajo vazhdoi, u dogj. Tip mase, impianti. Makina është me naftë.  Sa erdhi zjarrfikësja kishte mbaruar, edhe po të vinte nuk kishte çfarë i bën se u dogj shumë shpejt" tregon Deraj.

"Doli tym, zbritëm", shikoni si u dogj brenda pak minutave makina

Zjarrëfikësja bëri shuarjen e zjarrit në mjet por pa mundur të shpëtojë gjë prej tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Paraprakisht dyshohet për një defekt në motor.

EMISIONET