Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Bushkolaj: Po bëhet në një kohë të papërshtatshme

Gazetari, Elkier Bushkolaj  i ftuar në emisionin ‘Drejt’’ në Ora News u shpreh se operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth po bëhet në një kohë të papërshtashme.

Bushkolaj: Për hir të së vërtetës më shumë se sa për agresivitetin në raport me zbatimin e ligjit ka tërhequr vëmendje edhe për kohën në të cilën u bë.

Një kohë krejt e papërshtatshme.

Tregoi që nuk kishte edhe një strategji të qartë, se kur bëhen operacione të tilla normalisht do duhet të kishte edhe një strategji.

Është e pamundur që këtë operacion në Theth ta shohim të shkëputur nga operacioni i koduar ‘’Tokë e Xanun’’.

Unë ndjej keqardhje se kaq shumë forca policia në Theth dhe Dukagjin unë nuk kam parë as në operacione anti kanabis.

Kemi një aministi totale për kullat në ‘zemër’ të Tiranës.

Kemi një amnisti totale për betonizmin masiv të Dhërmiut.

Kemi një shkatërrim të bregdetit të Durrësit.

Kur vjen puna gjithë forca e pushtetit dhe agresivitetit bëhet kundrejt disa banorëve në Theth që një zonë prej vitesh ka qenë një destinacion turistik.

EMISIONET