Për kë ishte kontrolli tek familja Gjinaj në Dajç të Lezhës?
Një informacion operativ i mbërritur në Drejtorinë e Policisë ka angazhuar punonjësit e forcave operacionale dhe grupin e FNSH-së teksa kanë zbarkuar në Lezhë.
Në këtë informaçion që policia e ka klasifikuar si të vlefshëm bëhej fjalë për lokalizimin e Alfons Palushit, i cili në mesnatën e 22 gushtit qëlloi për vdekje Argon Metushin në një lokal në fshatin Shelqet në zonën e Vau Dejës.
Efektivët kishin prej më shumë se dy ditësh, të cilët ndodheshin në Lezhe në përpjekje për ta arrestuarin Alfons Palushin.
Subjekt kontrolli ka qënë banesa e familjës Gjinaj, ku kishte dyshime se strehonte Alfons Palushin.
Ndaj familjes me kryefamiljar Artan Gjinaj ka pasur një urdhër kontrolli banese ndaj, të cilës kanë pasur dyshime për 37-vjeçarin.
Pavarësisht se familja pretendon se kontrolli është kryer në të zbardhur, sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pohojnë aë futja në banesë është kryer rreth orës 07:00.
Por nga kontrolli nuk ka rezultuat ndonjë shurme e tij.
Një tjetër dyshim i policisë është se Alfons Palushi mund të jetë larguar ilegalishit jashtë vendit e pikërisht në shtetin anglez aty ku jetonte prej vitesh.
Ndaj Palushit rëndojnë dy akuza vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit.