Trump entuziast pas Botërorit 2026: Një sukses spektakolar, askush nuk e çoi Kupën e Botës në këto nivele...

Trump entuziast pas Botërorit 2026: Një sukses spektakolar, askush nuk

Mbrëmjen e 19 korrikut Botërori 2026 uli siparin e tij me triumfin e Spanjës që mposhti Argjentinën në finalen e MetLife Stadium në një ndeshje të dominuar totalisht prej saj.

Presidenti i SHBA, Donald Trump reagoi në Social Truth duke mos e fshehur entuziazmin e tij për këtë event që ai e përkufizoi si një sukses spektakolar.

‘Një sukses spektakolar! Dua të falenderoj të gjithë ata që që morën pjesë e sidomos forcat tona të shkëlqyera të rendit-shkruante shefi i Shtëpisë së Bardhë-respekti që ata gëzojnë  së bashku me dashurinë e tyre për vendin tonë e bëri këtë turne të Kupës së Botës më të sigurtën dhe spektakolaren në histori.’

Trump vijoi me falenderimet e tij duke mos ia kursyer elozhet presidentit të FIFA, Gianni Infantino.

‘Një falenderim edhe për të gjithë protagonistët e tjerë dhe në mënyrë të veçantë të riun dhe dinamikun Andreë Giuliani dhe presidentin fantastik të FIFA, Gianni Infantino për punën e shkëlqyer të bërë.

Janë të paktë ata që do të arrijnë të barazojnë rezultatet e tij për të çuar Kupën e Botës në nivele që askush nuk i mendonte të mundura-përfundon presidenti i SHBA, Donald Trump.

EMISIONET