Sekuestrohen 83.555 euro dhe 6 kg kokainë, prangosen shpërndarësit e drogës në Tiranë, mes tyre dhe 1 vajzë (EMRAT)

4 persona dy djem dhe dy vajza janë arrestuar nga Policia e Tiranës si pjesë e një grupi që shiste në kryeqytet drogëra të forta. Në pranga kanë përfunduar Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.Sipas policisë të gjithë aktivitetin e organizonte 40 vjeçrja Biçaku e ndërsa personat e tjerë merreshin me shitjën e lëndës kokainë dhe heroinë.

Ky është momenti ku policia zbulon një sasi prej 6 kg kokainë e heroninë në Tiranë.

Sipas të dhënave kjo sasi i përkiste Brikena Frakulli, Hortenca Biçakut, Klevi Banushit dhe Artur Kristos.

Sipas burimeve sektori i narkotikëve kishte marrë më herët informacione për veprimtarinë e tyre kriminale në shitjen e drogës në zona të ndryshmë të kryeqytetit.

Nga ky hetim u provua edhe roli i secilit antar të grupit të arrestuarve. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Po ashtu një shumë prej 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj u sekuestruan e ndërsa në cilësinë e provës materiale u morën edhe 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Sipas prokurorisë, në krye të këtij aktiviteti kriminal qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

40-vjeçarja rezulton edhe në të kaluarën e proceduar dhe dënuar për të njëjtat vepra penale, përkatësisht në vitin 2015.

EMISIONET