Paralizohen doganat, kaos në kufi/ Bie sistemi kufitar i Maqedonisë së Veriut

Sistemi i pikave kufitare në Maqedoninë e Veriut ka rënë të shtunën. Kjo gjë ka shkaktuar kaos në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë. Qindra qytetarë kanë pritur me orë të tëra nën temepratura të ulëta, ndërsa policia nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me rënien e sistemit.

Qytetarët u shprehën të shqetësuar për pritjet e gjata.

Qytetarët: "Kemi 2 orë këtu dhe nuk na kan thën asgjë, as një shpjegim, se kur do kalojmë, nuk e dim. Kemi probleme, kam gocën do e çoj në spital ta vizitoj, më duhet ta çoj sesbën.

Sipas informacioneve, duan 2 ose 3 orë, sepse  sistemi maqedonas nuk ka sistem elektronik.

Një orë kemi këtu që presim.  Është bllokuar nga dogana maqedonase na thonë, sjan hapur se s'kan sistem"

Policia kufitare e Maqedonisë, tha për mediat lokale se ka rënë sistemi i doganave ndaj kalimi do të bëhet në mënyrë manuale, e cila çoj në pritje disa orëshe.

Ende nuk dihet shkaku i mungesës së funksionimit të sistemit, por gjatë së shtunës Shkupi është përfshirë në tensione, për shkak të 151 vjetorit të lindjes së  revolucionarit Goce Dellçev një personazh historik që ka sjellë përplasje për dekada mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Qindra bullgarë që i ishin drejtuar Shkupit, kanë mbetur në pikat kufitare, ndërsa ata kanë akuzuar Maqedoninë e Veriut për pengesë të lëvizjeve.

Një ditë më parë kryeminsitri maqedonas, kishte thënë se do tu ndalohet hyrja në Maqedonionë e Veriut çdo provokatori.

EMISIONET