Telefonata e parë Trump-Burnham/ SHBA dhe Britania diskutojnë aleancën, energjinë dhe sigurinë globale

Telefonata e parë Trump-Burnham/ SHBA dhe Britania diskutojnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Andy Burnham, vetëm një ditë pasi ai mori detyrën. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, tregtia dhe çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Trump bëri të ditur përmes një postimi në platformën “Truth Social” se biseda me Burnham ishte shumë e mirë dhe se të dy palët diskutuan tema me interes të përbashkët.

Sipas presidentit amerikan, bisedimet u përqendruan te marrëdhëniet SHBA-Britani, nafta e Detit të Veriut, tregtia, aleanca ushtarake dhe situata në Ngushticën e Hormuzit.

“Pata një bisedë shumë të mirë me kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Diskutuam shumë tema, përfshirë marrëdhënien e shkëlqyer që kemi pasur me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Trump.

Ai bëri të ditur gjithashtu se një takim mes tyre pritet të zhvillohet në të ardhmen për çështje me interes të përbashkët.

Burnham mori detyrën si kryeministër i Britanisë pas dorëheqjes zyrtare të Keir Starmer. Biseda me Trump ishte ndër kontaktet e para ndërkombëtare të liderit të ri britanik pas marrjes së postit.

EMISIONET