Konflikti “Capat”-“Sekiraqët”/ Sot nis gjykimi në mungesë për dy të akuzuarit në arrati

Konflikti “Capat”-“Sekiraqët”/  Sot nis gjykimi

Gjykata Themelore në Prishtinë do të mbajë sot seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale që lidhet me konfliktin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqët”, ku gjykimi do të zhvillohet në mungesë për dy të pandehurit që ndodhen në arrati.

Sipas njoftimit të gjykatës, të akuzuar janë Endrit Llapashtica, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci, të cilët akuzohen edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, procesi gjyqësor do të zhvillohet në mungesë, pasi të akuzuarit nuk janë arritur të lokalizohen deri në ngritjen e aktakuzës.

Gjykata u ka bërë thirrje dy të pandehurve që të dorëzohen para organeve të drejtësisë, ndërsa ka ftuar edhe qytetarët që posedojnë informacione për vendndodhjen e tyre t’i raportojnë ato te Policia e Kosovës ose institucionet kompetente.

Seanca është caktuar të mbahet sot, më 21 korrik, në orën 09:00, nën drejtimin e kryetares së trupit gjykues, Fatime Dermaku.

Rasti lidhet me përplasjen e armatosur mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqët”, e cila dyshohet se ndodhi për motive hakmarrjeje dhe ku mbeti i vrarë P.G. Në muajin prill, seanca për këtë rast ishte shtyrë për shkak se nuk kishte përfunduar ekspertiza psikiatrike për një nga të akuzuarit, Valdrin Ademi.

EMISIONET