Rama publikon PAMJET nga Lungomare 4 në Vlorë, punimet drejt përfundimit
Punimet për projektin Lungomare 4 në Vlorë po i afrohen fundit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga zona e Plazhit të Vjetër, ku po vijon ndërhyrja për sistemimin dhe zgjerimin e vijës bregdetare.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve, duke bërë të ditur se projekti ndodhet në fazën përfundimtare.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga Lungomare 4, në Plazhin e Vjetër të Vlorës, ku punimet po shkojnë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri.
Projekti Lungomare 4 është pjesë e ndërhyrjeve për zhvillimin e zonës bregdetare të Vlorës. Punimet synojnë përmirësimin e hapësirave publike, infrastrukturës dhe krijimin e një zone më të aksesueshme për banorët dhe vizitorët.

