Pengmarrja për borxhin e pa shlyer/ Gjykata lë në burg njërin prej vëllezërve Bejo, tjetri në kërkim
Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Alban Bejon i cili së bashku me vëllain e tij Fatmir Bejo, akuzohet se ka marrë peng bisnesmenin e ndertimit Gjergj Felën me pretendimin e një borxhi të pa shlyer prej 25 mijë eurosh. Në gjykatë, Bejo pretendoi se sipërmarrësit nuk i është hequr liria po ata vetëm kishin biseduar për kthimin e detyrimit monetar.
Njëri nga vëllezërit e akuzuar për mbajtjen pëng të biznesmenit të ndërtimit Gjergji Fela, u la në arrest me burg pa afat nga gjykata e Tiranës.
Alban Bejo i cili u arrestua ndërsa vëllai i tij Fatmir Bejo u shpall në kërkim dyshohet se morën peng ndërtuesin me pretendimin se ky i fundit u kishtë një borxh prej 25 mijë euro.
Alban Bejo ka pretenduar para togave të zeza se nuk e kanë marrë peng 47-vjecarin, por i kanë kërkuar shkyerjen e borxhit.
Alban Bejo: Kontaktuam për t’u takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kami thirrur vetëm për t’i klrkuar paratë tona, se kemi marrë peng.
I riu u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr 6 ndërsa për Fatmir Bejon masa është vendosur në mungesë për shkak se ende nuk është bërë ndalimi i tij.
Sipas hetimeve të dertanishme dyshohet se dy vëllezërit Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47 vjeçarin Fela, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se u kishte borxh një shumë prej 25 mijë euro.
Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.
Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit Gjergj Fela rezulton i skeduar për veprimtari kriminale, pasi më herët është akuzuar për një skemë mashtrimi me faturat e tvsh-së, ndërsa më parë është hetuar edhe për vdekjen e një punëtori në një prej kantiereve të kompanisë së tij.