Portugali-Uzbekistan/ Goleadë në Texas, gabimi i portierit të debutuesve e çon rezultatin në 4-0

Portugali-Uzbekistan/ Goleadë në Texas, gabimi i portierit të

Portugalia e CR7 do zbresë sot në fushë në kërkim të fitores së tyre të parë këtë Botëror.

Pas barazimit ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen hapëse të udhëtimit të tyre në këtë Botëror, për luzitanët çdo rezultat tjetër përveç fitores ndaj debutuesve të Uzbekistanit do të konsiderohej një dështim.

Tekniku spanjoll i Portugalisë, Roberto Martinez, ka vendosur që rrjetën portugeze ta mbrojë sërish Diogo Costa. Vija mbrojtëse sot do të udhëhiqet nga Ruben Dias, i cili mungoi në ndeshjen e pare, i shoqëruar nga Renato Veiga. Në krah do jenë të përhershmit, Joao Cancelo dhe Nuno Mendes. Në mesfushë do të operojnë dyshja fituese e Champions League, Joao Neves dhe Vitinha, ndërsa para tyre do jetë ylli i United, Bruno Fernandes.

Sulmi do të udhëhiqet nga rekordmeni Cristiano Ronaldo, i cili këtë ndeshje do të suportohet në krah nga Joao Felix dhe Pedro Neto.

Nga ana tjetër Uzbekistani në portë do të ketë Abduvohid Nematov. Mbrojtja do të udhëhiqet nga i riu i Manchester Cityt, Abdukodir Khusanov, Abdulla Abdullaev dhe Rustamjon Ashurmatov në qendër dhe Sherzod Nasrullaev e Behruzjon Karimov në dy krahët.

Mesfusha e Uzbekistani do të përbëhet nga dyshja Otabek Shukurov dhe Odiljon Hamrobekov ndërsa sulmi nga treshja Abbosbek Fayzullaev, Eldor Shomurodov dhe Aziz Ganiev.

Rezultati Live:
Portugali 3-0 Uzbekistan

Ngjarjet Kryesore:
1’ Nis sfida!

2’ Portugezët e nisin ndeshjen furishëm, Bruno Fernandes ndëshkon për pak debutuesit.

6’ Zhbllokohet rezultati, CR7 gjen rrjetën pas krosimit në zonë të Cancelos. (VIDEO)

14’ Goditje dënimi pranë zonës së Uzbekistanit, Cristiano do tentojë të gjejë golin e dytë.

17’ Portugalia gjen të dytin, Nuno Mendes nuk fal nga goditja e dënimit. (VIDEO)

29’ Uzbekistani gjen rrjetën, gjyqtari akordon pozicion jashtë loje. (VIDEO)

39’ Ronaldo nuk fal, gjen golin e tretë për Portugalinë dhe vulos ndeshjen. (VIDEO)

45+6’ Mbyllet pjesa e parë në Houston Stadium, luzitanët drejt tunelit me 3 pikëshin në xhep.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes, Roberto Martinez hedh në fushë Semedon dhe Conceiçãon, aëvëndësojnë Cancelon dhe Neton.

59’ Portugalia gjen golin e katërt, krosimi i ulët i Fernandes bën rikoshet dhe përfundon në portën e Uzbekistanit.

EMISIONET