"Vora plot me plehra", Hoxha nxjerr pamjet: Do anuloj procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë hajdutët

"Vora plot me plehra", Hoxha nxjerr pamjet: Do anuloj procedurën

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka premtuar se do të anulojë procedurën e pastrimit të zonës dhe do dërgojë para drejtësisë autorët e vjedhjeve nga xhepat e shqiptarëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxha ka shkruar se bashkia ka tenderuar 2.3 mln euro për pastrimin e qytetit, kur ndërkohë në të gjithë Vorën ka mbetje.

“Problematikat me mbetjet në Bashkinë Vorë, ndërkohë që bashkia ka tenderuar 2.3 milionë euro për pastrimin e qytetit.

Do anuloj procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë autorët, për këtë vjedhje nga xhepat e qytetarëve të Vorës”, ka shkruar Hoxha.

indrit hoxha vorë

EMISIONET