Makthi i fansave të BTS/ 'ARMY-t' paguan për biletat, por ato nuk ekzistojnë

Makthi i fansave të BTS/ 'ARMY-t' paguan për

Rikthimi i shumëpritur i BTS në skenë ka sjellë jo vetëm entuziazëm te miliona fansa në botë, por edhe një valë mashtrimesh me bileta që ka prekur veçanërisht Azinë. Fansat e grupit koreano-jugor, të njohur si “Army”, kanë humbur më shumë se 100 mijë dollarë duke rënë pre e personave që premtonin bileta të koncerteve të turneut të ri botëror. Presioni për të siguruar një vend ka bërë që shumë fansa të marrin vendime të nxituara dhe të blejnë bileta nga burime jozyrtare.

Në Singapor, policia ka marrë dhjetëra ankesa për mashtrime me biletat e BTS me humbje që kalojnë 68 mijë dollarë singaporianë. Në Tajlandë, më shumë se 100 fansa kanë kërkuar ndihmë pasi paguanin persona që premtonin se do t’i ndihmonin të siguronin vende të mira. Mashtruesit përdornin profile që dukeshin të besueshme dhe dokumente false si prokura për të krijuar përshtypjen se transaksioni ishte i ligjshëm.

“Ne nuk po luftojmë vetëm për një biletë. Po përpiqemi të shohim shtatë persona që kemi mbështetur prej vitesh”, shkroi një fanse filipinase, duke shprehur dëshirën dhe faktin se për të parë BTS pas vitesh pritjeje është më e fortë se frika nga mashtrimet

Turneu i ri i BTS pritet të zgjasë deri në vitin 2027 dhe të përfshijë 34 qytete në mbarë botën.

EMISIONET