Berisha sulmon Veliajn e Ramën nga Përmeti: Ka vjedhje të papërmbajtur, sepse vjedh vetë kryeministri

Nga Përmeti, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Përmet Edmond Komino. kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi faktin se në vend janë zhdukur investimet në zonat rurale.

“Edmondi ka për rival një shoqe anonime, ajo e ka një emër, por për emërimin e saj nuk është pyetur asnjë socialist, nuk është pyetur as dega e PS e Përmetit.

Këta janë kandidatë që dalin të gjithë nga bodrumi i Edi Ramës.

Unë nuk merrem me personin konkret, por kudo që shkoj në Shqipëri, nuk kam gjetur një prej tyre që nuk ka dorë. Kanë zhvilluar nepotizmin, kanë abuzuar dhe kanë vendosur të fundit qytetarin.

Përmeti dhe Shqipëria, veçanërisht fshati dhe zona rurale, u përballën këto 10 vite me një injorim absolutisht total, ndërkohë që kanë potenciale shumë të mëdha.

Ne kishim një filozofi tjetër, filozofia jonë ishte dhe do jetë, çdo fshat me infrastrukturë: çdo fshat me infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qytetit.

Me këtë motiv ne asfaltuam 8300 kilometra në fshat, na mbetën edhe 3000 ose 3500 kilometra. Këta që erdhën u ndaluan dhe u gozhduan duke shtruar pllaka guri në qendrat e qyteteve, me qëllimin madhor që të vjedhin.

A mund të imagjinoji ju se pllakat e sheshit ‘Skënderbej’, ku në verë vlon xhezvja e kafes, pllakat kanë kushtuar më shumë se investimet 1-vjeçare në gjithë Shqipërinë rurale.

A mund të imagjinoni se pllakat në të gjithë qytetet kanë kushtuar 2.3 miliardë euro?

Janë vjedhur të paktën 70 përqind e vlerës. Kjo është e vërteta.

Prandaj me datën 14 maj, thirrja ime është të votoni Edmond Kominon, kandidatin tuaj,” tha Berisha.

Berisha theksoi se këta janë kandidatë të valixhes me para. Ka një vjedhje të papërmbajtur, tha ai, sepse vjedh vetë kryeministri.

"Në 10 vite u larguan nga ky dhe, 35 përqind e shqiptarëve, më shumë se ukrainasit nga lufta, më shumë se sirianët, më shumë se çdo komb tjetër. Kjo ka një shkak: varfëria. Ka një të vërtetë, janë më të vjedhurit. Vidhen në mënyrë të pamëshirshme.

Kjo vjedhje po nxin jetën e secilit qytetar. Ne kemi qenë një komb i varfër, por ne ia dolëm mrekullisht në vitin 2008, të ngjitemi nga kombi i tretë më i varfër në planet në vitin 1992, në 2008-ën ne kaluam në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Ky është hovi më i fuqishëm në histori.

Ia dolëm të kemi rrogat më të larta në rajon, por edhe ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë. Ky ka marrë 5 miliard euro borxh, kurse ne e rritëm borxhin me 4.4 përqind, ky e ka rritur me 46 përqind. I dyfishoi taksat. Ky shkuan këtu? U vodhën se çdo punë publike bëhet duke vjedhur 80-90 përqind të çmimit. Ka një vjedhje të papërmbajtur. Pse? Sepse vjedh kryeministri.
Në këtë fushatë del me lopatë, hap ndonjë gropë, shan opozitën se atë kulturë ka, përdor fjalor banal dhe të turpshëm. Në Kavajë janë të revoltuar me gjuhën e tij.

Nuk bën asnjë bilanc, nuk tregon se çfarë ka bërë, se çfarë do bëjë. Paraqet një grup njerëzish që kanë vjedhur si ai. Isha në Patos, aty gjej një kandidat të tij, një Fatjon Duro. Ai e kishte bashkëshorten ish-drejtuese të hipotekës në Sarandë, kishte vjedhur e vjedhur, ishte lëshuar urdhër arresti, ajo ishte në Londër, i shoqi kandidat në Patos.

Isha në Kukës, kishte marrë Beqir Beqirin dhe e kishin paraqitur Beqirin si Halit se kishte 4-5 arrestime ai. Pse, ky ishte njeriu që duhej të kandidonte në Has? Ky ishte se i kishte çuar valixhen Edi Ramës. Këta janë kandidatë të valixhes me para", deklaroi Sali Berisha.

EMISIONET