Balliu takime në Kamëz: Asgjë nuk e ndalon ndryshimin në 14 maj
Shefi për Organzimin në selinë blu, Klevia Balliu ka vijuar këtë të shtunë takimet elektorale përkrah kandidatit të koalicionit të opozitës për kryetar të Bashkisë Kamëz, Arjan Hoxha.
Ndërsa publikon pamjet nga aktiviteti i sotëm në rrjetet sociale, Balloiu thekson se asgjë nuk e ndalkon dot ndryshimin që do të ndodhë më 14 maj.
“Sot në Laknas me kryetarin e ardhshëm të bashkisë Kamëz, zotin Arjan Hoxha.
Asgjë nuk e ndal ndryshimin.
Kudo që trokasim mbështetja qytetare është e jashtëzakonshme”, shprehet shkurtimisht Klevis Balliu.