Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Përgjegjësia për rezultatin të bartet nga udhëheqja

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut:

Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë”.

“Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja”, thuhet në njoftimin e degës.

“Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë”, përfundon njoftimi.

Ky është rasti i parë kur një degë e rëndësishme e LDK-së kërkon dorëheqjen e kryetarit Abdixhiku për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Edhe më herët është raportuar se për ftohej të marrëdhënieve midis kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.  

EMISIONET