Pa asnjë votë kundër/ Këshilli Kombëtar miraton 13 qershorin për zgjedhjet për kryetarin e PD
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar datën 13 qershor për zgjedhjet e kryetarit të ri të kësaj force politike.
Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj.
Në vendim thuhet se kandidatët per kryetar miratohen nga Kryesia e partisë më 23 maj.
Me pas nis fushata nga data 24 maj deri ne 11 qershor, dhe me pas gara do të finalizohet me një proces votimi një anëtar një votë në datën 13 qershor.
Kryetar i Komisionit Zgjedhor ne PD do te jete Jemin Gjana.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se Këshilli Kombëtar ka miratuar edhe përbërjen e Komisionit Zgjdhor.
Komisioni zgjedhor, sipas miratimit qe iu bë në kryesi, ka edhe një anëtar zevëndësues, Çlirim Gjata.
Komisioni Zgjedhor Brenda Partisë Demokratike do të përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani në rolin e anëtarëve, ndërsa kryetar do të jetë Jemin Gjana.
-
-
Më 13 qershor zgjedhjet brenda PD, kryesia miraton datën
16 Maj, 20:13
Fillimisht propozimi i Gazmend Bardhit për këtë datë është pranuar nga Kryesia e PD, e më pas është kaluar edhe tek Këshilli Kombëtar, ku dhe është miratuar.
Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi procesi i zgjedhjes brenda partisë do të hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 do të duhet që të gjitha kandidaturat të depozitohen zyrtarisht. Pasi të jenë depozituar kandidaturat, fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor.
Debate
Mbledhja e dy forumeve më të larta të PD-së është shoqëruar me debate nga ata që njihen si kritikët e Lulzim Bashes. Në kryesi Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen e pa revokueshme ndërsa është shprehur burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe jashtë mbledhjes.



