Nikolla: Jam dëgjuese e mirë, sqaroja Berishën kur më quante Ndrikull, isha në shesh te protesta e studentëve

E ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se është një dëgjuese dhe komunikuese e mirë.

Ajo tha se kjo gjë e ka ndihmuar edhe kundrejt Berishës që e quante Ndrikull, apo kur duhet të zbriste në shesh kur studentët protestonin.

Nikolla: Rregullorja e Kuvendit krijon ura komunikimi dhe për të qenë një dëgjuese e mirë. Unë këto atribute i kam pasur dhe nuk më kanë penguar as si kryetare e një njësie në Tiranë, kur u shërbeja njëlloj, as fakti kur Berisha më drejtohej me Ndrikull Nikolla për tu ulur në kreh të tij dhe për ta sqaruar teksa kalonim në kuvend ligjin e arsimit të lartë.

As jam frikësuar as kur ishte protesta e studentëve për të dalë në shesh dhe për të dialoguar me ta. Është një vijë sjellje me mua që do të më shoqërojë edhe në këtë detyrë të lartë si kryetare e kuvendit.

EMISIONET