NDIHMË PËR USHQIM, historia e Familjes Mekaj: Pa të ardhura të mjaftueshme për të jetuar

Isuf Mekaj, i sëmurë bashkë me bashkëshorten dhe një vajzë me aftësi të kufizuara, përballen me vështirësi të mëdha për të siguruar të ardhura. Me borxhe të shumta dhe sfida herë pas herë të papërballueshme, ai shpreson për një ndihmë të nevojshme për të mbijetuar.

Ky është Isuf Mekaj i ardhur nga Tropoja me bashkëshorten dhe dy fëmijët për një jetesë më të mirë.

Është përballur me sfida të mëdha dhe vështirësi. I sëmurë së bashku me bashkëshorten e sikur mos mjaftonte kaq me një vajzë e cila është me aftësi të kufizuara.

Ashtu i sëmurë Isufit i duhet të punojë sa për të siguruar pak të ardhura për familjen e tij. Thotë se nuk dorëzohet dhe pse i sëmurë po punon për të siguruar ushqimin e familjes të paktën për një vakt të ditës.

Ndihmën ekonomike që e merrte prej kohësh ja kanë hequr ndërsa është në pritje ta rimarrë sërish por duket se shpresat i ka të pakta.

Ai kërkon ndihmë, jo për të përmbushur ëndrra të mëdha, por thjesht për të siguruar ushqimin e tyre të përditshëm.

Por sfidat nuk mbarojnë këtu. Jeta e tyre është e vështirë, veçanërisht gjatë dimrit, kur shiu bie brenda në shtëpisë së tyre të shkatërruar.

Të ardhurat e kësaj familje janë minimale, 102 mijë lekë të vjetra para këto të KEMP-it të vajzës së tyre me aftësi të kufizuara, që nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet më elementare si ilaçet për shëndetin e tyre.

Familja Mekaj jetojnë në zonën e Babrrusë në kryeqytet në rrugën Imer Prizreni ndaj ato luten për ndihme.

EMISIONET