"9 vite të fejuar, i niste para nga Anglia..."/ Prindërit e Refit Buzit rrëfejnë konfliktet që paraprinë tragjedinë në familjen e ish-bashkëshortes

"9 vite të fejuar, i niste para nga Anglia..."/ Prindërit e

Prindërit e Refit Buzit, autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë në Fier, kanë folur për marrëdhënien e djalit të tyre me ish-të fejuarën Rozalinda dhe konfliktet që, sipas tyre, paraprinë përplasjen mes dy familjeve.

Sipas tyre, Refit Buzi dhe Rozalinda kishin qenë të fejuar prej rreth 9 vitesh, ndërsa gjatë periudhës kur ai punonte në Angli, i dërgonte asaj të ardhura financiare.

Nëna e 35-vjeçarit ka ngritur pretendimin se paratë që djali i saj dërgonte nuk i shkonin gjithmonë ish-të fejuarës, duke bërë që mes familjeve të lindnin konflikte.

Babai i Refit Buzit ka përmendur edhe një shumë prej rreth 180 mijë paundësh, për të cilën pretendon se djali i tij i kishte siguruar gjatë viteve të punës në Angli.

Sipas rrëfimit të tij, Refit Buzi ishte kthyer prej disa vitesh në Shqipëri dhe kohët e fundit ishte marrë edhe me problemet shëndetësore të të atit.

“Po bënte tre vite që ishte kthyer në Shqipëri. Ishte marrë edhe me mua nëpër spitale. U ngrit herët në mëngjes, mori çiften pas dere dhe nuk e pamë”, është shprehur babai i tij.

Ai ka treguar se familja nuk kishte menduar kurrë se situata do të arrinte në këtë pikë, ndërsa ka rrëfyer se djali ishte përfshirë në një konflikt të gjatë me familjen e ish-të fejuarës.

Sipas tij, Rozalinda kishte shprehur dëshirën për të vazhduar lidhjen, por problemet mes familjeve kishin ndikuar në marrëdhënien e çiftit.

Ngjarja e rëndë në Fier ndodhi pasi Refit Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori me vete ish-të fejuarën, e cila u lirua pas disa orësh negociatash me forcat RENEA.

 

EMISIONET