Mocion për qeverinë gjatë mandatit si kryeparlamentare? Nikolla: Nuk bëj orakullin, s'do pengoj opozitën për komisionet hetimore

Partia Demokratike do të nisë përballjen parlamentare me kërkesën për ngritjen e tre komisioneve parlamentare hetimore. 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ftuar në "Drejt" në Rtv Ora tha se nuk do të bëhet pengesë për çuarjen përpara të këtyre iniciativave.

Nikolla: Nuk kam asnjë arsye që të pengoj në mënyrë artificiale çdo iniciativë të opozitës, përkundrazi do të jem lehtësuese e proceseve që njeh rregullorja e Kuvendit dhe ligji për komisionet hetimore.

Në legjislaturën e shkuar, praktika e interpelancave pothuajse ka munguar. E pyetur nga analisti Aleksandër Çipa nëse do ta kthejë këtë praktikë dhe a do të ketë mocione gjatë mandatit të saj si kryetare e Kuvendit, ajo dha këtë përgjigje:

Nikolla: I bie që unë të parashikoj gjithë punën e grupeve parlamentare dhe të bëj orakullin këtu. Ajo që di unë që do bëj është lehtësimi në respekt të rregullores të gjitha proceseve që vijnë si kontroll për qeverinë nga opozita, qoftë interpelancat, mocionet, qoftë kërkesën për pyetje, qoftë dëgjesat për ministra. Patjetër që do ti mbështes, përkrah dhe nxis në gjithë kuptimin e fjalës.

EMISIONET