Lindi foshnjen dhe e hodhi në lumë, detaje tronditëse nga ngjarja në Krujë. 42-vjeçarja nuk mban mend se...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Krujë, ku nëna pasi lindi foshnjën e hodhi në lumë.

Burime për Ora News bëjnë më dije se ajo e ka lindur ne banesë dhe sapo e ka lindur e ka mbeshtjellë në qese dhe e ka braktisur në bregun e lumit tapize.

42 vjecarja, Leta Koçi ka ndjerë probleme shëndetësore rreth pasdites dhe ka shkuar në spital.

Në spital nuk ka treguar për foshnjen duke shtyrë mjekët të lajmërojnë policinë.

Kur policia ka shkuar në spital e kanë marrë në pyetje fillimisht ajo nuk ka treguar dhe pas disa tentativash iu ka treguar punonjesve se ka lindur një foshnje por të vdekur.

Gjatë rrefimit të saj ajo nuk iu ka treguar se ku e kishte hedhur trupin duke shtuar se nuk e mban mend.

Sipas verifikimeve 42 vjecarja ka një bashkëshort.

E ndërsa familjaret e saj kanë treguar se nuk ishtin ne dijeni qe ajo ishte shtatzene.

Policia ka nisur kërkimet në lumin e Tapizës, por foshnja nuk është gjetur pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.

EMISIONET