SËRISH BRESHËRI ARMËSH NË SHKODËR/ Sulmohet boksieri me “Range Rover” te tregu i Rusit (PAMJET+EMRAT)
Rikthehen atentatet me armë në Shkodër. Paraditen e kësaj të shtune qyteti u trondit nga një sulm i armatosur në një zonë tejet të populluar.
Mësohet se një makinë model “Range Rover” me targe AB230EO, në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi, ndërsa në momentin e ngjarjes atë e ka pasur në përdorim Arjan Kajoshi, i cili është qëlluar në Shkodër në lagjen Rus prane tregut.
Nga raportimet e para mësohet se nuk të lënduar nga ky sulm.
Nderkaq policia ka identifikuar autorin e dyshuar të atentatit në Shkodër.
Bëhet fjalë për shtetasin Alban Bruçi. Hakmarrja dyshohet të jetë motivi i të shtënave me armë zjarri drejt automjetit “Land Rover” me të cilin udhëtonte kampioni shkodran i boksit, Arjon Kajoshi.
Arjan Kajoshi është boksier profesionist i Vllaznisë dhe i Kombëtares Shqiptare. Ai rezulton të ketë fituar 14 ndeshje në këtë sport.
Dyshimet e para të këtij atentati lidhen me hakmarrjen. Vëllai i boksierit, së bashku me dy persona të tjerë, janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, ku kanë goditur me sende të forta në kokë 62-vjeçarin, Vladimir Bruçin në qershor pas një sherri për parkimin.
Vladimir Bruçi rezulton të jetë babai i autorit të dyshuar të të shtënave në drejtim të boksierit, Alban Bruçit.
Alban Bruçi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ai i ka shpëtuar një atentati, ndërsa është përfshirë në një tjetër atentat.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen "Partizani", dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti "Land Rover" në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.
Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shkodër/Informacion shtesë.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit).
Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen "Partizani" u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit "Land Rover" në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se:
Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.
Sqarojmë se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.
Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.