Katz: Ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga Libani, Siria dhe Gaza!

Katz: Ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga Libani, Siria dhe Gaza!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të vazhdojnë të mbajnë praninë e tyre në Liban pa kufizim kohor, ka deklaruar Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

Deklarata vjen pas njoftimit të një marrëveshjeje kornizë mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, e ndërmjetësuar sipas burimeve nga ndërmjetës pakistanezë, e cila parashikon përfundimin e operacioneve ushtarake në disa fronte, përfshirë edhe Libanin.

Në një deklaratë të publikuar fillimisht në hebraisht, Katz thekson se Izraeli kundërshton tërheqjen e forcave të tij nga territori libanez, pavarësisht, siç u shpreh ai, “presioneve ekzistuese dhe atyre që pritet të vijnë”.

Sipas tij, në marrëveshje me kryeministrin Benjamin Netanyahu, IDF do të vazhdojë të qëndrojë në “zonat e sigurisë” në Liban, si edhe në Siri dhe Gaza, pa afat kohor të përcaktuar.

Ai shtoi se objektivi kryesor mbetet shkatërrimi i infrastrukturave që Izraeli i konsideron si “terroriste”, me qëllim mbrojtjen e kufijve shtetërorë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes theksoi gjithashtu se qëndrimi i vendit është komunikuar edhe me partnerët amerikanë.

“Nëse Irani sulmon Izraelin për shkak të zhvillimeve në Liban, ne do të përgjigjemi me forcë të plotë dhe do të tregojmë qartë superioritetin tonë ushtarak”, paralajmëroi Katz.

EMISIONET