Kontrolle në Shkodër, asgjësohen rreth dy mijë bimë kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2024, 13:03
Pas një aksioni të ndërmarrë nga Policia në qarkun Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 1848 bimë kanabisi.
Nga kjo sasi droge, konkretisht 1405 bimë kanabisi u gjet në njësitë administrative Pult, Shalë dhe Postribë.
Ndërkaq, në Vaun e Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 443 bimë kanabis.