“Gjithçka nisi më 3 qershor”/ Identifikohet autori i dyshuar dhe zbardhet arsyeja e atentatit në Shkodër, vëllai i boksierit …

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit “Range Rover” në pronësi të boksierit Arjon Kajoshi.

“Gjithçka nisi më 3 qershor”/ Identifikohet autori i
Arjon Kajoshi

Dyshimet e para lidhen me motive hakmarrje, pasi vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi është shpallur në kërkim së bashku me persona të tjerë për dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi 3 në qershor.

Në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe vëllai i Arjon Kajoshit shtetasi Arlind Kajoshi i cili është në kërkim nga ajo kohë.

“Gjithçka nisi më 3 qershor”/ Identifikohet autori i

Shkodër/Informacion shtesë.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit).

Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.

“Gjithçka nisi më 3 qershor”/ Identifikohet autori i

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen "Partizani" u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit "Land Rover" në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se:

Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

Sqarojmë se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.

“Gjithçka nisi më 3 qershor”/ Identifikohet autori i

Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

EMISIONET