KAS kalon për shqyrtim 18 ankimimet e PD, LSI dhe kandidatëve të Vetëvendosjes

KAS kalon për shqyrtim 18 ankimimet e PD, LSI dhe kandidatëve të

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve kaloi për shqyrtim 18 kërkesa ankimore nga PD, LSI dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit Iljaz Shehu, Boiken Abazi dhe Kreshnik Merxhani.

"KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues subjektin Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani".

Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të bëhet në datën 12 maj duke filluar nga ora 09:30.

Ndërkohë KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 "Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues z. Tasim Mehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë” dhe nr. 50 me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë” me ankues z. Kostaq Papa, kandidat për deputet, qarku Tiranë (ABEOK).

KAS vendosi gjithashtu mospranimin për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 45 me objekt “Detyrimin e KQZ për të na pajisur me vendimin per votimin nga jashtë shtetit të qytetarëve të Republikës së Shqipërise në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021” me ankues koalicionin ABEOK dhe nr. 47 me objekt “Rinumërimin e votave për kandidatët në qarkun e Tiranës” me ankues zj. Lediana Fratari, kandidate për deputete, qarku Tiranë (PD-AN)”.

EMISIONET