Vetëvendosja nxjerr videon tjetër: Shikoni se si numëruesi i shënon me "X" fletët e votimit

Vetëvendosja nxjerr videon tjetër: Shikoni se si numëruesi i

Lëvizja Vetëvendosja në Shqipëri ka nxjerrë një tjetër video ku dëshmohet manipulimi i votës qëllimisht nga grupi numërues në Tepelenë.

Në videon e publikuar nga VV shihet qartë se si një numërues teksa kalon fletën disa prej tyre i shënon me "X" duke e dëmtuar fletën e votimit.

VV bën me dije se ky material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.

"Krimi elektoral para syve të të gjithëve. Ende asnjë masë nuk është marrë për këtë krim elektoral. Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja "X" në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.

E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS. Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë."

Zgjedhjet e 25 prillit prodhuan mbi 83 mijë fletë të pavlevshme votimi, nga të cilat Vetëvendosje pretendon se një pjesë i përkasin kandidatëve të pavarur të saj dhe që qëllimisht janë bërë të pavlefshme nga numërues të partive të ndryshme.

Vetëvendosje nuk arriti të marrë asnjë mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare.

EMISIONET