Karabina: Po u japim maturantëve model të deformuar të provimeve
Pedagogia e shkencave të edukimit, Mirela Karabina, e ftuar në emisionin “Epiqendër ” të gazetares së Ora News Sonila Musai, ka kritikuar ashpër mënyrën si po administrohen provimet e Maturës Shtetërore, duke e cilësuar procesin si të deformuar dhe me pasoja të drejtpërdrejta për nxënësit.
Ajo shtoi se Matura Shtetërore nisi si një nismë e suksesshme në vitin 2006, por që më pas, sipas saj, ka njohur një degradim të vazhdueshëm, veçanërisht në aspektin e administrimit dhe integritetit të procesit.
Karabina bëri thirrje për reflektim të thellë institucional dhe reforma të thella në sistemin e arsimit parauniversitar, në mënyrë që maturantëve t’u ofrohet një sistem i drejtë, i besueshëm dhe që i motivon për përgatitje.

